Në kërkim në Angli për plagosje dhe drogë, merr fund arratia e shqiptarit, arrestohet në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ishte në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge, plagosje dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.

I riu është arrestuar në Genova të Italisë.

Pas arrestimit ai është dërguar në një burg në Genova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit./albeu.com/ 


Shtuar 21.02.2023 11:35