“Këto janë zgjedhjet e jetës”, Berisha: Më 14 maj triumfon pluralizmi

Ish-kryeministri Sali Berisha qenë sot në Elbasan, ku ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Luçiano Boçi.

Ai i cilësoi zgjedhjet lokale të 14 majit si zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia.

Berisha shprehu besimin për fitore dhe ndër të tjera vlerësoi edhe kandidaturën e Boçit për Elbasanin.

“Mirënjohje e pakufishme ndaj jush, ndaj qytetarëve të Elbasanit, kudo ku ndodhen sonte. Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria. I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, zoti Noka, zoti Boçi, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit, entuziazmi, prania e qytetarëve këtu, është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet sot mbarë shqiptarëve.

Është mesazh i ndryshimit të madh, i pranverës së re të demokracisë, i fitores së pluralizmit politik dhe fitores së Boçit. Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit”, tha Berisha. /albeu.com

 

 


Shtuar 9.04.2023 19:18