Hooper: Synimi i Serbise eshte ndarja e Kosoves
Albeu.com
Ish-diplomati amerikan, James Hooper është i bindur se statusi i veriut të Kosovës do të jetë tema kryesore e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për çështje teknike të interesit të ndërsjellë.
Ish diplomati amerikan i cili qëndroi për disa ditë në Kosovë, i shoqëruar edhe nga ish diplomati Louis Sell, thotë se Serbia po kërkon një marrëveshje për Kosovën dhe duke pasur parasysh së ajo shumë rrallë shpreh një gatishmëri të tillë, dhe kjo po nxitë interesimin e kryeqyteteve evropiane dhe të Washingtonit.Synimi i Serbisë thotë ai është ndarja e Kosovës. “Evropa është e ndarë rreth kësaj çështjeje. Janë disa kryeqytete evropiane që do të mirëprisnin ndarjen e Kosovës, sepse janë më shumë të përqendruara në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe e konsiderojnë Kosovën një çështje më të vogël”, ka thënë Hooper .
Shtuar më 30/05/2010, ora 00:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori