Homazhet për Dritëro Agollin, bashkëshortja: Do të të ruaj çdo stilolaps, letër e aforizma…

Ditën e sotme u mbajtën homazhet për të madhin Dritëro Agolli i cili humbi jetën në spitalin ku po kurohej.

Dritëro Agolli humbi jetën në moshën 85 vjeçare dhe la pas vetes vepra të paçmuara për letërsinë shqipe.

Personazhe të njohura të artit dhe politikës ditën e sotme shprehën ngushëllimet e fundit. Gjatë homazheve fjalën e mori dhe gruaja e tij Sadija e cila premtoi që do ruante me fanatizëm çdo kujtim të tij.

"E kam shumë të vështirë. Nuk besoja deri në fund se do të vdiste. Ditët e fundit e shihja se me zor merrte frymë dhe prapë se besova. Mendoja se ai do të jetonte. E donte jetën në çdo grimcë të saj. Thoshte hiqe perden, dua të shoh rezet e diellit. E hapja perden. E ndriçonte pjesë pjesë.

I thosha më duket se duke besuar natyrën, po kthehesh në gjakun tënd, në bektashizëm. Ata besojnë në çdo gjë, në fijen e barit dhe në gurë, në çdo gjë. Kam një detyrë edhe më të vështirë dhe duhet të bëhem e fortë. Më ka lënë shumë shumë gjëra.

Duke i pastruar kostumin, kam gjetur blloqe me aforizma, me mendime në Parlament, dhe kudo ku ulesh, në kafe. Edhe kohët e fundit shkarraviste. I ndau stilografët e çmuar. Jo Dritëro, do t’i ruaj, të gjitha do t’i ruaj",- tha ajo./albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori