Homazhe në nderim të aktores Liza Laska
Pëlqej
Në hollin e Teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, qytetarë, të afërm e artistë, zhvilluan sot homazhe në nderim të të aktores së njohur të skenës e të ekranit, Liza Laska, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Këshilltari për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane, Fate Velaj, vendosi një kurorë në emër të Kryeministrit, Edi Rama,

“Vij këtu në një pozicion të dyfishtë, si një qytetar i Vlorës që jam rritur me zërin dhe figurën e Liza Laskës, e cila ka një dimension gjithëshqiptar”. “Liza Laska nuk është vetëm një aktore, por ajo është edhe ndërgjegja kombëtare, ndërgjegja e këtij qyteti. Ajo ka interpretuar në role nga më të spikaturat e kinematografisë sonë, me një karakter të jashtëzakonshëm”, theksoi Velaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori