Homazhe ne nder te legjendes se futbollit Panajot Pano
Albeu.com
Dhjetra njerëz, mes tyre personalitete të njohur, përfaqësues të lartë të futbollit, sportdashës po zhvillojnë homazhe në Pallatin e Kongreseve në nder të legjendës së futbollit, Panajot Pano. Në arkivol ishte vendosur bluza e tij me numrin 10 e ekipit të Partizanit.
Trupi i Panos mbërriti në orën 12:30 në aeroport, ku edhe janë zhvilluar homazhe në nder të të madhit të futbollit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita e sotme është ditë zie kombëtare.

Mbreti i futbollit shqiptar u nda nga jeta në 19 janar , në moshën 71 vjeçare në SHBA, pas një infarkti.
Gjatë karrieres së tij 18 vjeçare si futbollist, Panajot Pano ka luajtur 24 ndeshje në kombëtaren e Shqipërisë. Me fanellën e Partizanit ai fitoi 4 kampionate dhe 5 kupa. Në ceremoninë e zhvilluar në vitin 2003, ai mori çmimin "Golden Player of Albania" nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në mars të vitit 2009-të, Panajot Pano u nderua me çmimin "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Trupi i të madhit Panajot Pano do të prehet përjetësisht në varrezat e Sharrës.
Shtuar më 28/01/2010, ora 19:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori