Homazhe në kujtim të Teodor Laço-s, Berisha mesazh prekës
Janë zhvilluar homazhe në shenjë respekti dhe nderimi për shkrimtarin dhe diplomatin Teodor Laço, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Homazhet janë zhvilluar në hollin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa Laço do të nderohet nga një sërë personalitetesh nga bota e artit, kulturës, por edhe politikës.

I pranishëm ishte kryeparlamentari Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka dedikuar dhe një mesazh prekës:

Statusi i plotë i Berishës

Të dashur miq, ndarja nga jeta e Teodor Laços eshte per letrat shqipe, kulturen, boten e mendimt dhe politiken shqiptare nje dite dhimbje dhe zie. Me ndarjen e tij nga jeta

– letrat shqipe kane humbur njerin prej shkrimtareve me te shquar, kultura nje kalores te saj,

– bota e mendimit humbi intelektualin e shquar dhe trim qe se bashku me kolege te tij do shnderronin Kinostudion ne veren e vitit 90 ne djepin e mendimit liberal per kohen

– kultura kombetare nje kalores fisnik

– Politika humbet ish ministrin e afte dhe kompetent, kryetarin e liberal demokrateve shqiptar, politikanin e saj te arsyes, luajal ndaj vlerave dhe parimve qe besonte.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjareve, miqve, te afermve, lexuesve, mbeshtetesve te tij, lutemi te gjeje paqen e ameshuar!

Lamtumire Teodor! Qofte i lehte dheu i tokes mbi ty
Shtuar më 16/10/2016, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori