Marca zbulon dy formacionet e mundshme të Zidane për sezonin e ri (FOTO LAJM)

Zinedine Zidane gjithmonë ka ditur të befasojë me formacionet dhe rreshtimin e lojtarëve të Real Madridit në fushë dhe duket se këtë do ta bëjë edhe në sezonin e ri 2020/21.

Qëllimi i teknikut francez është që ta ketë në dispozicion një skuadër e cila është e gatshme të provojë rotacione të shumta duke mos e humbur kualitetin dhe performancën në fushë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Zidane ka planifikuar që të luajë me dy përbërje që ofrojnë likuiditet varësisht nga cilësia e rivalit me të cilin do të përballet.


Shtuar 11.09.2020 16:35