Holtkemper: Marrja e statusit pas plotësimit të kritereve
Ambasadorja gjermane në vendin tonë Carola Holtkemper deklaroi se marrja e statusit të vendit kandidat duhet të përmbushen kriteret politike të Kopenhagenit. Duke ju referuar marrjes së statusit nga ana e Serbisë ajo u shpreh se në Bashkimin Europian vendimet merren gjithmonë mbi bazë kompromisi.


“Në Bashkimin Europian vendimet merren gjithmonë mbi bazë kompromisi. Ky është një koncept mjaft i rëndësishëm veçanërisht edhe për kontekstin shqiptar, pikërisht koncepti i kompromisit. Ju jeni në dijeni të pozicionit kritik që ka Gjermania lidhur me kërkesën dhe aplikimin e Serbisë dhe në lidhje me politikën e Serbisë në rajon dhe në tërësi. Por ne jemi pozicionuar gjithmonë për kompromisin. Ka nga ana tjetër edhe disa kritere të cilat duhet të përmbushen dhe nëse vlerësohet se ato janë përmbushur vetëm atëherë mund të flitet të çështjen e statusit të kandidatit.”- deklaroi ambasadorja Holtkemper. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2012, ora 18:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori