E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Hollanda më e ashpër se Franca: As negociata me kushte për Shqipërinë
Franca, Danimarka dhe Hollanda janë tre shtetet të cilat votuan kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mosçeljes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda.

Paraditen e të enjtes në parlamentin holandez, tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri.

Mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 Tetorit madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin.

Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2019, ora 19:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori