Hollanda gjunjëzon Shqipërinë: Negociatat nuk hapen, nuk janë gati për BE!
“De Telegraf”, gazeta më e madhe në Hollandë shkruan sot se qeveria holandeze është kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Hollanda beson se Bashkimi Europian nuk duhet të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Sipas Ministrit të Jashtëm Stef Blok Shqipëria nuk është ende gati.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit,” tha Blok pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në qershor, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një mocion në të cilin një shumicë e madhe deputetësh votoi kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

Për Maqedoninë e Veriut, rruga duket e hapur që të fillojë bisedimet me BE. “Maqedonia e Veriut ka bërë përparime të mëdha. Progresi për sundimin e ligjit duhet të vazhdojë, kështu që ne shohim hapësirë për negociata”, tha më tej ministri Jashtëm i Holandës.

Një ditë më parë, në një letër të përbashkët, Presidenti i BE Tusk, Presidenti i Parlamentit Evropian Sassoli, Presidenti i Komisionit Evropian Juncker dhe pasardhësja e tij Ursula von der Leyen bënë thirrje që të hapen negociatat për dy vendet.
Shtuar më 04/10/2019, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori