Holbrooke: SHBA ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë
Albeu.com
Serbia e ka humbur Kosovën përgji thmonë, ndërsa tash mund të humbas edhe Evropën, ka deklaruar ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Richard Holbrooke.Diplomati amerikan po ashtu është shprehur qartë se, pa marrë parasysh se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA – në fillim të vitit 2009 – politika amerikane ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë.

Në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti", Holbrooke ka deklaruar se sa i përket statusit të Kosovës, për SHBA-të ky tregim ka marrë fund me njohjen e pavarësisë së saj.

"Nuk mund të ketë kurrfarë revizioni të qëndrimit amerikan dhe të gjithë e dinë këtë gjë. Serbia dhe Kosova herë do kur duhet të fillojnë bashkëpunimin, para se gjithash në planin ekonomik, pasi që është gjë normale, dhe është vetëm çështje kohe kur gjërat do të normalizohen”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes së Mitrovicës Holbrooke ka thënë se zgjidhja duhet të kërkohet në mënyrë të matur e të qetë, me mbrojtje maksimale për serbët, por me mosndryshim të kufijve të Kosovës.

Ai po ashtu ka vlerësuar edhe rolin e misionit EULEX në territorin e Kosovës. "Është e rëndësishme që serbët të mbesin në Kosovë, sikur është e rëndësishme që Eulex të veprojë në tërë territorin e Kosovës. Edhe nëse kjo gjë kërkon më shumë kohë, nuk duhet të mungojë durimi”, ka vlerësuar Holbrooke. (Telegrafi)
Shtuar më 25/03/2008, ora 16:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori