Holbrooke: Jam i emocionuar në Kosovën e pavarur
Albeu.com
Richard Holbrooke, ish-emisari i SHBA-ve për Ballkanin ka mbërritur të dielën për një vizitë disa ditore në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, Holbrooke do të zhvillojë takime me udhëheqësit politikë dhe shkencorë të Kosovës.Sot Holbrooke do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu, ndërsa pasdite do të vizitojë Universitetin e Prishtinës, ku do të mbajë një ligjëratë lidhur me zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Hoolbroke tha se ndihej i emocionuar që gjendet në Kosovën e pavarur. “Ndoshta kam qenë në Kosovë 15 herë deri më tani, por kjo është vizita ime e parë në Kosovën e pavarur”, ka thënë Hoolbroke, i cili më pas ka zhvilluar takime me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe me publicistin Veton Surroi.

Holbrooke njihet si kryearkitekti i Marrëveshjes së Daytonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, si dhe u angazhua në dhënien fund të regjimit shtypës të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë. (telegrafi/start/albeu)
Shtuar më 08/09/2008, ora 16:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori