Lidhur me
vrasjen e trafishtë në Roterdam, holandezët kanë marrë ADN nga dy vëllezërit Doçi. Prokurorët kanë marrë disa gjurmë gishtash dhe fotografitë e dy të arrestuarve, për ti krahasuar me provat lidhur me
vrasjen e
Durim Sulkut allias Ilirjan
Sulkut.
Dy prokurorët holandezë që kanë vizituar Shqipërinë për të bashkëpunuar me palën shqiptare, lidhur me identifikimin e vrasësve të
Durim Sulkut në Roterdam, kanë marrë analizat e AND-së të vëllezërve Markeljan dhe Klevis Doçi, për t’i krahasuar ato me disa prova të gjetura në vendin ku u vra
Durim Sulku.
Në njërën prej maskave është gjetur gjurmë djerse dhe pështyme, çka nevojitet një krahasim i ADN-së. Prokurorët kanë marrë dhe disa gjurmë gishtash dhe fotografitë e dy të arrestuarve, me qëllim krahasimin e tyre me ato materiale që kanë mundur të grumbullojnë hetuesit holandezë, lidhur me
vrasjen e
Durim Sulkut allias Ilirjan
Sulkut.
Ky i fundit u ekzekutua me një plumb në kokë, teksa ndodhej brenda në makinën e tij, duke folur në telefon me të dashurën e tij, ukrainase. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2015,
ora 09:27