Rama zbulon kur do të hapet Tirana: Flet për linjat urbane

“Lokalet do të monitorohen, dhe duhet të respektojnë masat, sepse nuk duam të detyrohemi t’i mbyllim. Kemi filluar punën për një strategji të adoptimit të transportit, të cilën e publikojmë në fillim të qershorit…”

Kreu i qeverisë ka njoftuar se në fillim të qershorit do të bëhet publike një strategji e adoptimit të transportit publik, e cila do të funksionojë edhe pas periudhës së pandemisë.

Kryeministri tha se lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika të nxehta, që paraqesin rrezik për përhapjen e COVID-19. Ai tha se lehtësimi në zonat e kuqe në këto momente, është i pamundur të ndodhë.

Sipas tij, çdo gjë do të vijë gradualisht, në mënyrë që të mos ketë kthim mbrapa.

“Ka shumë persona që nuk i respektojnë fashat orare. Shtirja e një fashe orare pas orës kur mbaron puna, lidhet me nevojën për t’u grumbulluar, prandaj këto zhvillohen në mënyrë të balancuar.

Të gjitha lokalet duhet të marrin masa. Lokalet, transporti dhe turizmi janë tre pika të nxehta.

Lokalet do të monitorohen, dhe duhet të respektojnë masat, sepse nuk duam të detyrohemi t’i mbyllim. Kemi filluar punën për një strategji të adoptimit të transportit, të cilën e publikojmë në fillim të qershorit. E cila nuk do jetë vetëm gjatë periudhës së pandemisë”, tha Rama.


Shtuar 12.05.2020 14:40