Holanda e Franca kundër negociatave, reagon ish-kryeministri grek
Ish-kryeministri grek George Papandreou sot në një deklaratë për shtyp ka shprehur pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Holandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedonisë së Veriut.

“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim.

Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, ka theksuar Papandreu. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2019, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori