Holanda dënon popullin shqiptar, LSI i "vërsulet" Edi Ramës
Pas vendimit skandaloz së Parlamentit të Holandës për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët LSI i është turrur Edi Ramës dhe asnjë kritikë ndaj Holandës.

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan se, për shkak të kriminalizimit të qeverisë dhe kryeministrit dënohen shqiptarët.

"Sot shqiptarët morën lajmin më të keq që mund të mendohej. Ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri që po çon vendin drejt greminës", shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Lajm shume i hidhur, Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat.

Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat.

Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.

Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret.

Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej.

Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines.

Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.
Shtuar më 16/04/2019, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori