Hoffman: Shqipëria të tregojë se do të ecë përpara
Ambasadori i Gjermanisë Helmut Hoffman u shpreh sot se Gjermania po pret me interes zyrtarizimin e mandatit të ri qeveritar dhe reformat e së majtës. Pas takimit me Avokatin e Popullit, Igli Totozani ai deklaroi se po ndjek me vëmendje zhvillimet në vend ndërsa është shprehur optimist se Shqipëria do tregoj se do ecë përpara drejt reformave integruese në familjen europiane.


“Ne e presim me interes zyrtarizimin e qeverisë së dhe është misioni ynë ti vëzhgojmë zhvillimet politike në vend. Por besoj se Shqipëria ka shansin që ajo të tregojë se do të ecë përpara drejt rrugës së reformave dhe të integrimit në Bashkimin Europian. Jam optimist që do të shënohet një hap i ri në zhvillimin e kulturës politike në vend. Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me Shqipërinë për një zhvillim ekonomik dhe social të vendit” tha ambasadori.


Edhe për riskun e grupeve vunerabël, ku përfshiehn edhe romët, ambasadori tha se institucionet do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje, kjo edhe sepse mbrojtja e kësaj kategorie nga dhuna, apo mungesa e strehimit është një nga kritet e integrimit në Bashkimin Europian. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori