Hoffman apel zyrtarëve: Kujdes me dhuratat, njerëzit presin favore
Pëlqej
“Jini të kujdeshëm ndaj dhuratave, njerëzit presin favore në këmbim dhe kjo është e patolerueshme”. Ky ka qenë apeli që ambasadori Gjermanisë, Helmut Hoffman dha sot për zyrtarët publikë gjatë një konference antikorrupsion të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas tij ekzistenca e korrupsionit në Shqipëri pranohet gjerësisht si nga qeveria ashtu dhe nga palët poltike, por deri tani nuk ka asnjë ndëshkim të zyrtarëve të lartë.


“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë sukses vetëm duke biseduar për të gjithë kohës. Ka rrezik se duke bërë shumë konferenca. Njerëzit duhet të shohin që korrupsioni nuk do të tolerohet më të paktën duke filluar që sot dhe nuk do të ketë më mbrojtje të zyrtarëve të lartë në gjyqësore.
Unë e vlerësoj shumë se qeveria shqiptare ka shumë interes për luftën kundër korrupsionit , qeveria ime dhe shumë qeveri të tjera e mbështesin qeverinë shqiptare në këtë përpjekje. Unë si zyrtar gjerman nuk duhet ti pranoj dhuratat mbi vlerën e 25 eurove. Kur dikush të jep, kur një kryeministër të jep një kollare si dhuratë unë më mire marr se ta refuzoj, por duhet të jemi të kujdesshëm. Dëgjoj argumente se korrupsioni është problem kudo” tha ambasadori.

Me tej ai theksoi se korrupsioni nuk mbetet vetëm fenomen shqiptar, por është e rëndësishme që njerëzit të kenë besimin se si rregull nuk ekziston dhe jo si rregull ekziston kudo. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori