Hodhi në gjyq komshiun për 10 cm, britaniku humb shtëpinë 1 milion euro (FOTO LAJM)

Është një histori në kufijtë e së pabesueshmes prandaj edhe ka pushtuar të gjitha mediat britanike gjyqi mes dy komshijve në Londër.

Në fund fare, gjykata ka vendosur që akuzuesi të humbasë shtëpinë.

Tetë vite më parë, familja Constantine kishte hedhur në gjyq komshiun e tyre arab sepse pretendonin se ai kishte hyrë me 7.6 cm në pronën e tyre pasi kishte bërë një shtesë, përcjell Albeu.com.

Pas tetë vitesh, gjykata vendosi se shtëpia duhej me vlerë rreth 1 milion euro duhej të shitej dhe një pjesë e mirë e të ardhurave duhej të përdoreshin për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore nga familja e hedhur në gjyq.

Pjesa që mbetej do t'i kalonte pronarit të shtëpisë, i cili kishte nisur procesin gjyqësor në fillim. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori