Igli Tare përvesh mëngët, tre yje gati për Lazion

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, dëshiron të shuaj kritikat ndaj tij duke bërë njjë merkato të fuqishme verore.

Sarri dhe Tare thuhet se janë ulur dhe kanë biseduar për të provuar të transferojnë tre lojtarë të cilët shikohen si përforcime të forta për eklipin.

Alessio Romagnoli thuhet se është i gatshëm të transferohet te Lazio dhe “Il Messanggero” gjithashtu shkruan se mbrojtësi italian është gjithnjë e më afër biancoceleste-ve.

Tare ka piketuar dhe dy lojtarë të cilët Sarri ia ka kërkuar. Allan dhe Emerson Palmeiri i Chelsea janë gjithashtu dy objektiva shumë të forta për Sarrin.

Dhe ngjasat janë se të dy lojtarët janë pranë largimit nga klubet përkatëse./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 24.03.2022 10:44