Kryetari i Kuvendit të Kosovës paralajmëron njohjen nga Greqia: U binda pas takimit me homologun grek

Kuvendi i Kosovës ka paralamëruar njohjen e vendit të tij nga Greqia.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili thotë se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.

Deklarata e tij vjen pasi ai takoi në Athinë, kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas.

“Pas takimit me presidentin e Greqisë Tasoulas, u binda që njohja nuk është shumë e largët e këtj shteti për Republikën e Kosovës”, tha Konjufca për RTK’në.

Më tej, Konjufca foli edhe për raportet në mes të këtyre dy shteteve.

“Sa i përket relacioneve ndërshtetërore ne me Greqinë kemi relacione gjithçka përmes formalizimit të njohjeve. Pra nëse e sheh se si ata pranojnë edhe institucionet dhe ata përfaqësuesit shtetëror më të rëndësishëm të shtetit të Greqisë vijnë në Kosovë dhe ne i presim me pritje shtetërore, me të gjitha procedurat që i ka pritja shtetërore dhe këtë nuk e kanë problem si përfaqësues të institucioneve të Greqisë. Në anën tjetër e kemi zyrën tonë, që në çdo aspekt funksionon si Ambasadë përveç që nuk quhet Ambasadë dhe pastaj kjo implikon edhe disa le të themi, pasoja tjera, mirëpo edhe ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Kosovë të cilit ne i themi Ambasador, ata nuk e quajnë ambasador por ne kështu i themi për shkak se e dimë që një ditë do të kemi Ambasadën dhe të gjitha këto, gjithmonë përpiqemi që nëpërmjet bashkëpunimit, përmes afrimit në mes të shteteve tona të vijmë deri te hapi i fundit e që është njohja formale e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë”, tha Konjufca.

Kujtojmë se Greqia është pjesë e atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./albeu.com/