Historiku i presidentëve postkomunistë, nga Alia deri tek Nishani (VIDEO)
Sali Berisha
Qe nga viti 1991 e deri me sot Shqipëria postkomuniste është drejtuar nga 5 presidente qe nga Ramiz Alia e deri te Bamir Topi, që ia ka kalon mandatin Bujar Nishanit.

Në bazë të disa dispozitave kushtetuese, të cilat u miratuan nga Kuvendi i vitit 1991, u vendos shkrirja e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe krijimi i institucionit të Presidentit, qe u drejtua për herë të parë nga ish-Sekretari i Parë i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia.

Alia u zgjodh më 30 prill 91 me 2/3 e votave të Kuvendit, qe përbehej nga 250 deputetë. Ish-udhëheqësi komunist e mbajti këtë post për një vit deri më 3 prill 1992 kur vendi hyri ne zgjedhje të parakohshme. Ramiz Alia shënoi kështu dhe Presidentin e parë te vendit, duke u pasuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili pas fitores së zgjedhjeve të 22 marsit 1992, la detyrën partiake për tu ngjitur më 9 prill 1992 ne postin me te larte.

Berisha qëndroi ne këtë detyre për gati pesë vjet, duke u rizgjedhur sërish si kryetar shteti më 3 shkurt të 1997.
Por mandatin e dyte Berisha nuk mundi ta çojë deri në fund, për shkak të humbjes së zgjedhjeve të parakohshme te 29 qershorit 97, humbje qe e detyroi ish-kreun e shtetit të japë dorëheqje, duke iu rikthyer postit të kryetarit të PD-së. Pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit nga PD-ja dhe fitores së socialisteve, këta te fundit i propozuan Kuvendit emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Rexhep Meidani, për postin e Presidentit. Me shumicë votash, Mejdani u votua më 24 korrik 1997 ne vendin e lënë nga Berisha. Rexhep Mejdani e mbylli mandatin pesëvjeçar në korrik të 2002-it. Përfundimi i detyrës nga ana e tij shënoi edhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes se presidentit. Këtë herë emri i katërt i kryeshtetarit erdhi pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, duke ngjitur ne këtë detyre ish-gjeneralin Alfred Moisiu. Edhe Moisiu e mbajti mandatin për pesë vjet. Pas një procesi te gjate me ulje-ngritje, publikime e djegie emrash, me 20 korrik 2007 Bamir Topi u votua si president me 85 vota, 6 prej te cilave nga deputetet socialiste, te njohur si mbështetës te Fatos Nanos. Topi u betua më 24 korrik, dite qe shënon dhe fundit e mandatit te tij 5-vjeçar. Presidenti i gjashte qe merr detyrën sot, Bujar Nishani, u zgjodh ne raundin e katërt, me 11 qershor, me 73 vota, duke vene ne zbatim për here te pare ndryshimet kushtetuese te 2008-ës, qe parashikojnë zgjedhjen me shumice te thjeshte ne 2 raundet e fundit. Vendi ynë ende nuk ka shënuar në listën e krerëve të shtetit ndonjë emër femre, megjithëse disa herë janë hedhur në qarkullim kandidatura te tilla. Po kështu, askush nuk ka mundur te konsumoje 2 mandate presidenciale. Vetëm Berisha u zgjodh për here te dyte, por pa mundur te jete për 10 vjet kreu i shtetit i shqiptareve.

Më sipër ndiqni kronikën e përgattitur nga Vizion Plus. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2012, ora 21:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori