Historiani Llalla reagon ndaj Vangjel Dules
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i historianit dhe publicistit Arben Llalla, pasi Vangjel Dule e përmendi në intervistën dhënë Enkel Demit mbrëmë.

Sipas Llallës, Vangjel Dule gënjeu për atë flamur i cili nuk është flamur i vjetër i shteti grek, por i qeverisë së Vorio Epirit të drejtuar nga Konstandin Zografu më 1914. Vangjel Dule gënjeu se ka dal rastësisht me atë flamur të Autonomisë së 1914.

Flamuri që ka dalë Vangjel Dule ka qartë shkronjat A-I(A-H) dhe vitin 1914. Ai ka dalë të paktën tre herë në vende të ndryshme edhe këtë unë ja vërtetoj, por ai nuk është burrë, por burravec. Vangjel Dule, gënjeu se Fredi Beleri nuk ka qenë i dënuar, Beleri ka qenë dy here i dënuar dhe atë:

a)Gjykata e Athinës më 21 Mars 1996, dënojë me 3 vjet burg shtetasin shqiptar, Fredi Belerin. Gjykata e Apelit e reduktojë dënimin në 18 muaj burg. Beleri e kreu dënimin në burgun e Koridhalos.

b)Gjykata e Vlorës me numër 224/24.9. 2004 dhe me numër 302/26.12.2006, dënojë në mungesë me 3 vjet burg, Fredi Beleri, i cili në zgjedhjet vendore të Tetori, 2003, dhunoj simbolet shtetërore shqiptare.

Unë e kuptoj Vangjel Dulen i cili është karrierist dhe gjendet midis dy zjarreve, atë të gjithë shoqatave të minoritetit grek, dhe zjarrit nacionalist grek dhe nacionalistë shqiptar brenda familjes së tij të ngushtë. (Nuk e kam zakon të përmend familjarët e askujt, por Dule më detyrojë t’ia përmend për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën, atë të vërtet që edhe vetë ZOTI përkulet.)

Po i ofroj lexuesve foton e tretë, ku Vangjel Dule ka dalë me atë palo flamur të aneksimit të jugut të Shqipërisë në Larisë, në aktivitetin e shoqatës PIRRO të Thesalisë.

Nuk bëhet fjalë për kohën kur ka dalë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë, por bëhet fjalë se nënkryetari i Kuvendit është person që promovon ndjenjat antishqiptare.
Shtuar më 28/04/2015, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori