Historiani Llalla sjell fakte: Kryepeshkop Anastasi mik i bashkëpunëtorëve të nazi-fashistëve
Nga Arben LLALLA - Në këtë foto është Kryepeshkop Anastasi me mikun e tij të vjetër Nikolao Joani Merco me origjinë nga Nimfea - Neveska e Follorinës. Nikolao Merco është djali i bashkëpunëtorit të italianëve dhe gjermanëve nazistë të viteve 1941-1944, Joani Merco i cili ka spiunuar me qindra hebrenj dhe grek gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas lufte Joani Merco u dënua me 11 vite burg, por nuk u përzu nga Greqia dhe nuk ju sekuestrua pasuria ashtu siç veproj Greqia me akuzat fallco të pa vërtetuara për bashkëpunim të popullsisë shqiptare në Çamëri me gjermanët të cilët u masakruan me genocid, ju sekuestrua pasuria dhe u përzunë pa të drejtë nga Greqia pa rikthim.

Joani Nikolao Merco, ishte nënshkrues i Manifestit për shpalljen e Autonomisë të Principatës së Vllehëve të Pindit për shkëputje nga Greqia. Joani Merco ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të Legjioneve Ushtarake të Vllehëve për pavarësinë nga Greqia më 1941. Pas bashkëpunimit me fashistët italianët në Larisë, ai në vitin 1942, u transferua në Selanik me familjen dhe filloj të bashkëpunonte me gjermanët. Djali i tij, Nikolao Joani Mercos i lindur më 1936, në Nimfeo-Neveska të Follorinës, është avokat dhe shkrimtar. Në vitin 1990-1993, Nikolao Merco, ishte këshilltar i kryeministrit Konstandin Miçotaqit për temat kombëtare të Greqisë. Ka bashkëpunuar ngushtë me ish-kryetarin dhe ish-kryeministrin e Greqisë, Konstandin Karamanlisin. Nikolao Mercos është figurë e nderuar e shtetit grek dhe mik i kryepeshkopit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastasit. Por çfarë i lidh këta të dy? Në shkrimet e mëparshme kemi thënë se Anastas Janullatosi babain, Gerasimo Janullatosi e ka me origjinë shqiptare-arvanitase nga ishulli Qefalonia të cilët kishin zbritur më tej në Lefkadha. Ndërsa nëna e tij, Roksani Malltezi ishte nga Preveza e Çamërisë. Por që të jesh nga Çamëria nuk do të thotë se je shqiptar sepse në Çamëri dikur kanë banuar shqiptarët, vllehët, hebrenjtë, romët, turqit, etj.

Pra, kryepeshkop Anastasi nga mëma është vlleh. Shqiptarët dhe vllehët kanë jetuar ndër shekuj në miqësi, vëllamëri duke bërë dhe krushqi me njeri tjetrin, por ka patur raste edhe kur janë përplasur keq. Vllehët dhe shqiptarët nuk mund të ndahen nga njeri-tjetri, ata kanë luftuar dikur bashkë për një shtet të tyre. Ishin vllehët e Pindit ata që vranë në tetor, 1911, Mitropolitin grek të Grevenas, Emiliano Lazaridhin sepse ai propagandonte asimilimin e tyre.

Duke patur origjinë vllehe nga mëma, kryepeshkop Anastasi krijoj lidhje të ngushta me lobin e tyre në Greqi edhe më tej në Shqipëri. Nuk është rastësi takimi i Janullatosit me akademikun Ylli Popa i cili me rrënjë është vlleh, në qershor 1991 për ti dhënë lajmin se ai ishte caktuar kryepeshkop afatshkurtër i Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Në qershor 1991, ish-kryetari i Akademisë së Shqipërisë, Ylli Popa i bënë një vizitë në shtëpi Anastas Janullatosit në Athinë. Kjo vizitë ngre shumë pikëpyetje sepse askush nuk e fton dikë në shtëpi pa patur njohje të thella, duke patur parasysh se Janullatosi është grek, ndërsa Popa, komunistë, ateist dhe shqiptar. Një lobim të fuqishëm për të ardhur në Shqipëri si kryepeshkop Anastas Janullatos ka bërë drejtuesi i lobit të vllehëve ballkanas, Nikolao Merco, që në vitet 1990-1993 siç e thamë më lartë ishte këshilltar për temat kombëtare i kryeministrit grek Konstandin Miçotaqit.

Ashtu siç nuk është rastësi lidhja e ngushtë e Anastas Janullatosit me Vangjel Dule që ka rrënjë vllehe nga Gumenica. Me origjinë vllehe është edhe kryetari i sotëm i OMONIA-s Leonidha Papa. Duhet thënë se një pjesë e vllehëve kanë dhënë kontribut të çmuar në themelin e shtetit shqiptar, grek, sllavë, etj. Pra, vllehët u kanë shërbyer kombeve të tjera duke harruar vetveten sepse nuk kanë patur të fuqishëm ndërgjegjien e tyre kombëtare. Minoriteti grek në Shqipëri është një përzierje shqiptaro-vllehe, duke mos përjashtuar edhe ortodoksit e ardhur nga Azia e Vogël gjatë sundimit osman dhe luftës qytetare greke 1946-1949.

Në përfundim për replikat e Miron Çakos dua ti them se do të ishte mirë dhe e ndershme që hirësi z.Anastas të përgjigjej personalisht si dëshmitar i afërt i këtyre klerikëve grek dhe jo zëdhënësi i KOASH-it. Kjo tregon se nuk ka kapacitete për të kundërshtuar faktet historike që kam botuar në lidhje me rolin e klerikëve të lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë dhe biografinë e pa autorizuar të Kryepeshkop Anastas Gerasimo Janullatosit.

Ju z.Miron Çakos jeni shqiptar, dhe kuptohet që nuk largoheni nga tradita që ne shqiptarët fenë e kemi për qejf dhe e ndërrojmë sipas interesin me përfitime ekonomike. Kur nuk jeni historian përse futni hundët në tunelin e saj? Thoni se jeni teologë, atëherë bëni mirë të predikoni paqen dhe dashurinë tek besimtarët dhe jo përçarjen e urrejtjen.


Vërej: Nuk do t’ja fal as unë e as Zoti, kryepeshkop Anastasit mosmbajtjen e një meshe në gjuhën shqipe për genocidin grek të kryer mbi popullsinë shqiptare në Çamëri më 1944-1945. /albeu.com/


Shtuar më 15/01/2016, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori