Kryebashkiaku elozhe live Ramës: Komandant! Urdhri jot zbatohet, nuk diskutohet!

Kryeministri Edi Rama ashtu siç bëri me dije gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka përcaktuar edhe rregullat e reja të lëvizjes në qytete ku do të ketë lehtësim të masave.

Rama i ka cilësuar zona të ‘gjelbëra’ qarkun e Dibrës, Gjirokastër, Pogradec, Prrenjas, Librazhd, zona e Përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Konispol, Finiq, Bashkia Divjakë, të cilat duke filluar nga 27 prilli do të kenë lehtësi në lëvizje.

Në këto zona Rama tha se automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 09.30-17.30, me rregullin se duhen vetëm dy persona në makinë, duke përjashtuar pensionistët.

Ndërkohë Rama ka udhëzuar kryebashkiakët e këtyre zonave që të ndjekin rregullat e përcaktuara për qytetarët. Ndër kryebashkiakët që këshilloi ishte edhe kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i cili u shpreh pa hezimit se urdhërat e Ramës zbatohen dhe nuk diskutohen.

Rama: Tërmet, se ti je shumë i lëvizshëm, kujdes me këtë hapjen, na ndero.

Tërmet Peçi: Po komandant, urdhri jot do të zbatohet nuk diskutohet, as që bëhet fjalë, por mendoj se deri tani masat dhe të gjitha fashat e qeverisë janë zbatuar. Falë Zotit dhe falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Shpresojmë që të mos kemi asnjë rast, pasi deri tani Tepelena është model.

Rama: Nëse do të ketë rezultat pozitiv ky pilotim i parë, atëherë do të ndihmojë edhe të tjerët të vazhdojnë me lehtësim javën e ardhshme dhe pastaj gjithë territorin e Shqipërisë.

Javën e ardhshme mund ta zgjerojmë grupin e lehtësirave, por ajo që na duhet është të shkojmë edhe përtej. Pra, ndërkohë që hapet pjesa e punës, të hapet edhe pjesa e jetës, e lëvizjes, e sistemit social në distancë.


Shtuar 24.04.2020 18:18