Nuk fshihen më, modelja amerikane bën publike lidhjen me Karim Benzema (FOTO LAJM)

Karim Benzema është një nga lojtarët kryesorë të Real Madrid, teksa në sezonin e fundit bëri të mundur edhe fitimin e Champions League dhe La Liga, duke qenë një nga protagonistët e “Los Blancos”.

Nëse në fushë tashmë jemi mësuar të shikojmë gola spektakolar të shënuar nga sulmuesi francez, këtë herë një tjetër “gol” akoma më i rëndësishëm është shënuar jashtë fushës së blertë.

Futbollisti është kapur “mat” me të dashurën, e cila është një modele amerikane, me dyshen që janë fotografuar në një jaht luksoz.

Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet pas përfundimit të sezonit, kur Benzema kishte më shumë se kurrë nevojë për pushime, dhe modelja që i ka rrëmbyer zemrën quhet Jordan Ozunas.

Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Tashmë, është vetë Jordan Ozuna ajo që publikon imazhet e para me Benzemanë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 337,000 ndjekës. Nëpërmjet historive të kësaj platforme të njohur, modelja shfaqet e përqafuar me “yllin” e Realit.

Edhe pse Jordan Ozuna nuk jep detaje nga lidhja e saj me francezin, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto.

Kjo modele amerikane 32-vjeçare ka lindur më 1 janar 1990 në Maryland. Që në moshë shumë të vogël ajo ka qenë e lidhur me botën e modës dhe pasarelave, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, ndonëse më parë ka punuar si kamariere në klubin e njohur të natës në Las Vegas, “Light Night Club”. Aktualisht, Jordan Ozuna punon me agjenci të tilla të rëndësishme modelimi si “Tricia Brink Management”, “The Salt Agency”, “Caroline Gleason Management” dhe “State Management”.