HISTORIA/ Si u vra dy vite më parë, biznesmeni italian nga dibrani i arrestuar sot
Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtetasin Argit
Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.
Ky
shtetas akuzohet për vjedhje me armë zjarri dhe vrasje pasi gjatë një vjedhje në Itali ka vrarë një
shtetas italian.
Për këtë ngjarje të rëndë ishin në kërkim dy
shtetas shqiptar.
Organizatori, Roland
Turshilla do të arrestohej në tetor të 2017 në territorin
italian.
Ndërkohë Argit
Turshilla u arrestua sot në Dibër me akuzën e vrasjes dhe vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpuni
Ngjarja e dy viteve më parë në Itali:
Dy vjet më parë, sipërmarrësi
italian në fushën e bujqësisë Pasquale Guarino do të vritej nga dy
shtetas shqiptarë për xhiron ditore prej 3000 eurosh.
I gjithë plani i grabitjes ishte mirëorganizuar nga punëtori i tij shqiptar që kishte punësuar në fermë.
Ngjarja u regjistrua pasditen e 23 shtatorit të 2015 në komunën Santa Maria Capua Vetere në provincën e Casertas, ku sipërmarrësi
italian u qëllua për vdekje me tre plumba ndërsa vrasësit po tentonin ti grabisnin xhiron e përditshme të shitjes së prodhimeve bujqësore. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 15:28