"
Mami, po unë pse nuk eci?"- kjo është pyetja më e shpeshtë që
Arta i bën të ëmës, Florinës.
Arta është 7 vjeçe dhe mund të ecë vetëm nëse mbahet tek
mami.
Kur
mami nuk është ajo duhet të tërheqë këmbët në tokë.
Arta sybukur, ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë kur kaloi temperaturë të lartë.
"I bëmë gjithë ato vizita dhe doktorët thanë që goca kishte paralizë cerebrale", - tregon
Florina, nëna e
Artës.
Vitet kaluan dhe
Arta u rrit pa mundur të ecë kurrë ndonëse kjo është ëndrra e saj e vetme.
Vitin që shkoi,
Arta filloi shkollën.
Florina e përcillte dhe e merrte çdo ditë.
"E mbaja për dore dhe kur lodhej e merrja në krahë"- thotë
Florina.
Arta nuk mundi të përparonte në mësime si shokët. Nuk shkruante dot sepse dora i lodhej shpejt.
7-vjeçarja nuk del të luajë me shoqet. Miket e saj të vetme janë kukullat.
E vogla ka nevojë për fizioterapi.
Arta nuk ka mundur të ketë kurrë një karrige të përshtatshme për gjendjen e saj.
Ata jetojnë në një dhomë të vetme, në shtëpinë që e kanë ndarë në pjesë me gjyshen dhe xhaxhain e vogël të
Artës. I vetmi që punon në shtëpi është babai i
Artës, shkruan World Vision.
Ai shkon në Greqi, sa herë mundet. E ëma,
Florina, nuk ka punuar kurrë. E vetmja qendër kur
Arta mund të marrë shërbimet për të cilat ka nevojë është në qendër të Librazhdit.
FLorinës i duhet ta mbajë në krahë për rreth një orë. Ajo tregon se kjo është e pamundur, pasi kostoja e transportit është e lartë. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 16:13