Historia qesharake midis prokurorit, avokatit dhe policit në Pogradec, kush përfundon në burg?
Një rast absurd është shënuar në Pogradec, ku një avokat është akuzuar se ka përdorur si armë të ftohtë një deodorant! Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar këtë rast të avokatit Meard Berberi, i cili akuzohet për dy vepra penale, atë të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe kundërshtim të policisë.

Ngjarja absurde ka ndodhur në Gjykatën e Pogradecit, teksa avokati dhe prokurori po prisnin në sallën e gjyqit ardhjen e gjyqtarëve për një çështje të caktuar gjyqësore.

Në këtë moment, polici i Gjykatës së Pogradecit u ka thënë avokatit dhe prokurorit që të prisnin jashtë sallës deri sa të mbërrinte trupa. Mirëpo, teksa po qëndronin në hollin e Gjykatës, avokati Meard Berberi kishte një deodorant që e përdorte për higjienë vetjake. Por, pa dashje spërkati policin e Gjykatës.

Në këtë moment, prokurori Sotir Kllapi e akuzoi avokatin Berberi për mbajtje të armëve të ftohta, duke iu referuar deodorantit si të tillë, dhe kundërshtim të policisë. Avokati i akuzuar tregon se ai nuk ka ushtruar dhunë kundër policit dhe se deodoranti nuk është armë e ftohtë.

Avokati Meard Berberi: Çështja është ndryshe sepse polici aty ka dëshmuar ndryshe, sikurse më akuzon Prokuroria. Mes meje dhe tij ka ndodhur një incident pa dashje dhe unë kam pasur një mjet vetjak, që është tip sprajt, të cilën këta ma kanë kategorizuar në armë të ftohtë. Pasi më është komunikuar masa arrest në burg në Gjykatën e Pogradecit, e kam ankimuar për në Gjykatën e Apelit. Dhe me të njëjtat kërkesa që kam pasur, i jam drejtuar Gjykatës së Apelit, e cila më ka zbutur masën e dënimit arrest me burg në detyrim paraqitje.

Për këtë inicident, prokurori Sotir Kllapi kërkoi arrest me burg për avokatin. Gjykata e Pogradecit vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Meard Berberin, edhe pse dosja hetimore e prokurorit ishte e paplotë dhe e cunguar. Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit Pogradec, dhe me të njëjtat prova dhe argumentim trupa gjykuese e liroi avokatin duke vendosur detyrim paraqitje.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me policin që u spërkat aksidentalisht me deodorant. Vetë ai thotë se incidenti ndodhi pa dashje, dhe këtë dëshmi ai e dha para prokurorit Sotir Kllapi.

Gazetari: Si kalove? Zefe ti je? Genci nga Klani nga Stopi. Ne po ndjekim këtë rastin me këtë Meard Berberit, djalin e Benit. Mund të më saqrosh, si ka qënë situata? Ka qenë në shaka e sipër? Ndonjë incident?

Zefe Kotka Polici: Tani puna është kështu: unë nuk kam pasur asnjë herë konflikt me të, asnjëherë d.m.th, ka zbatuar ato, që kemi thënë neve, daç me makina, se vinin në xhami ata, d.m.th, nuk na kanë rënë në qafë. Atë ditë kishim një masë.

Gazetari: Më tha ai, kishin gjyq.

Zefe Kotka Polici:…edhe kishin hyrë parakohe, ne ishim çik me vonesë edhe shefja ishte duke ardhur, kryetare e gjykatës…Ata kishin hyrë brenda e kishin shok edhe unë.., ishte ora gati 3 hyra në moment, ju thashë: çuna të vijë, të hyjnë prokurorët, të hyjnë gjyqtarët edhe t’ju themi n.q.s, lejohet, do hyni, n.q.s, s’hyni sipas rregullit do bëhet, nuk do hyni brenda.

Gazetari: Po si e shtypi atë? Çfarë ishte? Sprajt? Gabimisht apo me qëllim?

Zefe Kotka Polici: Po ajo nuk ishte me qëllim…,po të ishte me qëllim, ai ma kishte hedhur që atje, se nuk patëm ndonjë debat. D.m.th ai më tha kaq: unë Zefe, ti më njeh, unë jam jurist, jam kështu. Sidoqoftë, je jurist, do i pyesim, do hysh,- i thashë,- ata janë baza pastaj do t’ju kontrolloj. Do hyni brenda! -Kaq ju thashë, sipas urdhrave.

Gazetari: Ju kanë thërritur këtu në prokurori z. Kllapi, që e ka pasur, sepse e ka çuar për një tjetër vepër penale këtë. Cfarë ju ke thënë? Të kanë pyet?

Zefe Kotka Polici: Jo, që në fillim…

Gazetari: Çfarë të thanë? Ju the ti, që ka qenë keqkuptim, kemi njohje?

Zefe Kotka Polici: Unë ju thashë kaq, që me dashje nuk ka qenë thashë.

“Stop” zbuloi një tjetër rast kur prokurori Kllapi, në një çështje të ngjashme gjyqësore, vendosi pushimin e hetimeve, kurse në rastin e avokatit Berberi kërkoi arrest me burg, duke shfaqur haptazi dy standarde në punën e tij. Në bisedën që pati me gazetarin e emisionit, Sotir Kllapi refuzoi të përgjigjej.

Sotir Kllapi Prokuror: Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, që ta kesh parasysh, kur të hysh në institucion! Bëj kërkesë me shkrim dhe të kthen përgjigje sekretaria.

Gazetari: Për të njëjtën vepër penale, ju keni dalë me mosfillim.

Sotir Kllapi Prokuror: O zotëri, bosi! Të lutem bëj kërkesë me shkrim, sepse unë nuk mbaj përgjegjësi, se cfarë bëjnë gjithë prokurorët dhe gjithë…

Gazetari: Jo! Jeni ju!

Sotir Kllapi Prokuror: Bëj çik kërkesë me shkrim!

Gazetari: Jo! Jeni ju!

Gazetari: Për të njëjtën vepër penale, ke dalë me mosfillim!

Sotir Kllapi Prokuror: O zotëri! Edhe njëherë tani! Ka mundësi, të ma hapish njëcik rrugën? Bë kërkesë me shkrim dhe do të kthej përgjigje!

Gazetari: Unë s’po të zë rrugën dhe avash njëcikë me dorë, meqë i di ligjet..!

Sotir Kllapi Prokuror: Po pra!

Gazetari: Mos më prek me dorë, meqë i di ligjet!

Sotir Kllapi Prokuror: Bëj kërkesë me shkrim dhe do të kthej përgjigje!

Gazetari: Çfarë kërkesë? Ti me të njëjtën vepër penale, njëherë e con për mosfillim, njëherë e con për burg?

Sotir Kllapi Prokuror: Ouuuu… ik nxirre në sekretari! Nxirre tek Stopi tani..!

Por akuzat absurde që janë ngritur nga prokurori, janë përforcuar edhe nga gjyqtari Artan Janollari, i cili dha masën e sigurisë “arrest me burg” edhe pse në dosjen e pretencës mungonte akti i mjetit.

Stopi: Shiko tani! Në këtë vendimin, që ke dhënë ti, duhet të kishte dalë gjyqtari me mosfillim, sepse është neni…!

Gjyqtari Artan Janollari: 328! Pushimi i çështjes!

Gazetari: Po! Pushimin e akuzës, ose cështjes, kur janë rastet e paragrafit 1. Sepse nuk kemi aktin e mjetit. Më kupton?

Gjyqtari Artan Janollari: Ëëë…

Gazetari: Si është quajtur? Çfarë është sprajti? Më kupton?

Gjyqtari Artan Janollari: Ëëë…

Gazetari: Kjo është kjo, që…

Gjyqtari Artan Janollari: Që ngre si pretendim. Kjo është pjesa e përgjithshme, ku kam dhënë, që qëllimi i gjyqtarit në seancën paraprake, është të detyrojë organin e akuzës, të kryejë hetime të plota dhe të gjithanshme.

Gazetari: Po s’kemi hetime të plota, sepse s’është akt-ekspertiza! Se po të lexosh edhe apelin në Korcë, që e ka dhënë mbi të njëjtën cështje…,Apeli i konstaton këto, ku thotë: “ nuk kemi akt-ekspertimi të mjetit, që ka dalë sprajti. Nuk është e zbardhur, se cfarë ka qënë ky mjet, si ka dalë, ose një përshkrim, ku të thotë ka qënë një kanace me ngjyrë blu, prodhimi kaq e aq, ka pasur këtë lëng, të kishim një zbërthim të gjësë, që nga se ka ardhur kjo, sepse kjo është e gjitha, thelbi i gjithë situatës, sespe nga kjo kemi dhe kundërshtimin e forcave të policisë.

Gjyqtari Artan Janollari: Apeli ka dhënë, që ka dyshime, që kjo nuk mund të jetë armë e ftohtë.
Shtuar më 23/05/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori