Historia prekëse e sirianit: Si e lanë pa ujë në Greqi dhe ndihma e çmuar nga polici shqiptar
Historia e një emigranti sirian të quajtuar Abdullah ku përmend vuajtjet nga policia greke dhe ndihmën e gjetur në familjen e një polici shqiptar po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Historia është publikuar tek faqja në Facebook: “Humans of New York” dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë anëtarëve të këtij rrjeti social.

Ai tregon historinë se si zbritën në ishullin Kos në Greqi dhe sjelljen e keqe të policëve grekë duke lenë pa ujë e pa ushqim e duke u thënë vazhdimisht “Malaka”.

Më poshte, po sjellim historinë e plotë të tij të treguar në vetën e parë:

"Ishulli ku zbritëm quhej “Samothrace”. Ishim me fat që arritëm atje dhe menduam se tashmë do të ishim të sigurtë. Më pas, u nisëm në këmbë për tek stacioni i policisë për t’u regjistruar si refugjatë. Gjatë rrugës i kërkuam një burri që të thërriste policinë. Shumë shpejt drejt nesh erdhën dy makina policie me shpejtësi duke na frenuar para këmbëve. Ata u sollen me ne sikur të ishim vrasës dhe sikur kishin kohë që na kërkonin. Na drejtuan armët duke na thënë: “Duart lart!”. U thashë: Ju lutem, ne jemi të arratisur lufte. Nuk jemi kriminelë. Polici tha: Pusho, Malaka!

Nuk do ta harroj kurrë këtë fjalë: Malaka, malaka, malaka. Kështu na thërrisnin vazhdimisht.

Na hodhën në burg. Rrobat tona ishin të lagura dhe nuk po ndalonim së dridhuri nga të ftohtët sa nuk mundëm të flinim. E ndjej ende atë të ftohtë deri në kockë.

Nuk na dhanë ushqim dhe ujë për tre ditë. U thash policëve se të paktën të na jepnin ujë. Iu luta komandantit të policëve që të na jepnin ujë, por ai tha: Pusho, Malaka! Do t’a mbaj mend fytyrën e atij burre për gjithë jetën time. Kishtë një hapësirë mes dhëmbëve dhe i dilnin cërka pështyme kur fliste. Zgjodhi të shihte shtatë njerëz të vuanin nga etja gjatë tre ditëve dhe që i luteshin për ujë.

Shpëtuam nga ai kur na dërguan në një varkë dhe na çuan në një kamp. Ecëm për tre javë në këmbë drejt veriut. Nuk kam ngrënë gjë tjetër veç se gjethe. Si kafshë. Kemi pirë ujë të ndotur.

Këmbët m'u ënjtën sa u detyrova të heq këpucët. Kur arritëm në kufirin shqiptar na gjeti një polic shqiptar dhe na pyeti nëse ishim refugjatë. Kur i thamë “po" ai tha se do të na ndihmonte.

Na tha që të fshihemi ndër pemë deri sa të binte nata. Nuk i besova, por isha i lodhur sa nuk mund të vrapoja. Kur erdhi nata, na mori në makinën e tij dhe na dërgoi tek shtëpia e tij ku ndejtëm për një javë. Na bleu rroba të reja dhe na ushqente. Na tha: Mos kini turp. Edhe unë kam ikur nga vendi im në kohë lufte. Ju tani jeni familja ime dhe kjo është shtëpia juaj".

Tashmë Abdullahu ka marrë leje qendrimi në Austri dhe ka mësuar shumë mirë gjermanisht duke u integruar në këtë vend. Përktheu: Albeu.com
Shtuar më 28/09/2015, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori