Pique nuk zë mend, përflitet se po tradhton dhe të dashurën e re

Gerard Pique duket se nuk po i qëndron besnik as lidhjes së tij me Claran. Paparazzi, i cili fotografoi Shakira dhe Pique gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, postoi në Instagram një profil të një vajze duke hedhur dyshimet se futbollisti po e tradhton dhe të dashurën e re. “A e njeh, Gerard? Mos u habit nëse Shakira të ka vënë gjithë botën kundër”, shkruan ai.

E reja quhet Julia Puig Gali dhe sipas profilit të saj në rrjetet sociale, ajo është nga Barcelona dhe ka përfunduar masterin për të Drejtën Penale Ekonomike. Julia Puig Gali është vajza me të cilën ish-futbollisti përflitet se ka tradhtuar partneren e tij të re, Clara Chia.

Sipas mediave Pique dhe Clara nuk po kalojnë fazën më të mirë të marrëdhënies së tyre, pas publikimit të këngës së re të Shakirës.


Shtuar 20.01.2023 09:38