Historia: Përdhunohet dhe drogohet pa mbushur 18 vjeç, djali rrëfen tmerrin e përjetuar
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua historia e frikshme dhe tragjike e djaloshit 18-vjeçar, i cili u përdhunua dhe drogua ende pa mbushur 18-të vjeç. Para se të ndodhte gjithë kjo ngjarje, 18-vjeçari ishte duke frekuentuar gjimnazin profesional.

Një djalosh që luftonte për jetën, shkollën dhe familjen. Po ku dhe në çfarë gjendje ndodhet sot 18-vjeçari, i cili qëndron gjatë gjithë kohës i mbyllur brenda banesës së tij, së bashku me nënën dhe vëllain e vogël në kushte të problemeve emocionale dhe psikologjike. Ai u shtrua në spitalin Psikiatrik, nga ku u diagnostikua me çrregullime të sjelljes, si pasojë e marrjes së lëndëve narkotike.

18-vjeçari u përdhunua dhe drogua, por u la në harresë edhe nga institucionet ligjzbatuese, të cilat morën përsipër të zbardhnin gjithë të vërtetën. Pikërisht sot, në studion e emisionit mbërriti nëna dhe djaloshi 18-vjeçar, ku rrëfyen për here të pare gjithë misterin e kësaj ngjarjeje.

Historia:

Mamaja e djalit: E shiste për ekonominë e dobët. E kapen në rrugë. Pastaj përfundoi në këtë gjendje që është sot. Dyshimin si nënë, për djalit e kuptova në qershor. Në fillimet e para kam lajmëruar në polici. Kur mbushi 18 vjeç u bë më keq. në qershor e kuptova. Në korrik bëra denoncimin sepse atë herë e dha efektin e drogës. Më pas filluan avazet dhe acarimet. Ngjarjen e kam kuptuar në qershor.

Ma rrëfeu djali. Vajta te policia por ajo nuk mori asnjë masë. policia tha është adoleshent, nuk bëhet asgje. Ajo nuk mori asnjë masë. Nuk kam pasur asnjë masë. Iu thashë ka humbur fëmija. Djali shiste bimë tradicionale. E dallova sepse filluan kërcënimet dhe sjelljet agresive. Gjatë rrugëtimit më tha që më kanë përdhunuar dhe droguar. Nuk bënë asgjë, vetëm mbushën xhepat me para. Falenderoj institucionet mjekësore që ma kanë ndihmuar shëndetin e djalit, por mjekët ligjorë nuk bënë asgjë.

Djali i përdhunuar dhe droguar: Jam përdhunuar nga tre persona. Jam njohur në shkollë dhe në rrugë me ta. kanë moshën 18, 20 dhe 25. I njihja si grup. isha duke bërë muhabet. Jam njohur dhe jashtë shkollë. Unë shisja bimë medicinale, tradicionale për arsye ekonomike. Më kanë kërkuar te shisja dhe diçka tjetër. Me këta persona takohesha, pinim kafe. miqësi e afërt. Më kanë dhënë lëndë narkotike me forcë. më kanë kapur. Ma kanë injektuar. Më kapën me forcë.

Para një muaji. Tre persona kanë abuzuar me mua. Kemi qenë në qytet, në lokal. Në ambientin e brendshëm të lokalit. Ora ka qenë 21 e mbrëmjes. ka qenë data 15 qershor. Ata kishin lidhje me këtë njerëzit në këtë lokal. Nga këta të tre, lokali është në pronësi të njërit prej tyre. abuzimi me mua ka ndodhur disa herë edhe më parë.

Ka ndodhur veç e veç. I pari ka abuzuar 20-vjeçari me mua, pastaj të tjerët. Kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Më kanë mbajtur brenda në lokal deri në orën 11:00 të natës. Pastaj shkova në shtëpi. Kisha frikë sepse më kërcënonin. Më kanë kërkuar të shisja lëndë narkotike. Edhe kam shitur.

Nëna e djalit: Unë e kam ditur për shitjen e bimëve, për të tjerat jo. Unë dija që vetëm e kërcënonin dhe e tallnin, por për këto tjerat jo. Sot mësova detaje të tjera. Nuk kam dijeni për shitjen e hashashit.

Djali i përdhunuar dhe droguar: Video dhe foto nuk janë bërë.

Nëna e djalit: Kemi ndërruar 3 banesa. Në banesën e fundit jemi më të sigurt. këta tre djem kanë baballarë. Ata qe përdhunuan i kanë baballarët policë.

Dali i përdhunuar dhe droguar: Unë isha në shoqërinë e këtyre tre djemve dhe u ndaluam nga policia. Lëndët narkotike i kishin personat e tjerë. Mua më kishin kërkuar ti shpërndaja. Kur erdhi policia nuk kisha gjë pranë vetës. Personat e tjerë kishin, dy nga ata. Ata të moshës 20 dhe 18-vjecari kishin disa doza. I shpërndanin ata.

Djali: Mua më kishin marrë me forcë dhe dhunë. Ka pasur edhe dhunë fizike ndaj meje. Policia tha ka shenja në trup.

Në lidhje telefonike mjekja kuruese: Pacienti që po trajtoni në emisione ka mbushur moshën 18 vjecare dhe ndiqet nga mjeku psikiatër. Ka ardhur me rekomandim përkatës nga qendra e zonës së vet. Ka qenë në gjendje gjumi. ditën e parë nuk kemi mundur të komunikojmë me djalin sepse ishte në gjendje shumë të rënduar.

Mjekja kuruese: Shqetësimet ishin se ishte përdorues drogë. Nëna gjatë analizës ka shprehur gjithë shqetësimet e saj që djali ka ndryshime të personalitetit të tij.

Mjekja: Nëna kishte bërë denoncime në polici, por asnjëherë nuk ishin marrë masat e duhura. Djali në atë moment ishte injektuar me doza narkotikesh.

Mjekja: Është shoqëruar me forcat e policisë, por ne nuk na ka ardhur një përgjigje zyrtare nëse është ekzaminuar abuzimi me të. Nëna është revoltuar dhe ka kërkuar që ekzaminimi të behet në Tiranë. Pacienti ishte me shumë gjuhë të huaja. Djali te unë është paraqitur në shtator. Djali njihet shumë mirë në rrethin tonë. njihet si djalë punëtor, të shkathët. Deri këtu është kompetenca ime. Këtë problem ja delegojmë instancave përkatëse.

Nëna e djalit: Rehabilitimin e fëmijës e kërkoj. Edhe kujdestarinë e dua, sepse i bën të gjitha. Të marrë përkohësisht kujdestari sepse unë nuk punoj dot, por nuk dal dot për djalin. më intereso shëndeti i tij. Siguria e jetës. Unë rri 24 orë pas djalit. Djemtë dhunues kanë mbrojtjen e babait të tyre. Ata kanë vazhduar edhe me të tjerë. Dua mbrojtjen e fëmijës. Dua edhe një kemp nëse është e mundur.

Në lidhje telefonike, dr.Irena Ceko: Pacienti duhet të paraqitet pranë shërbimit përmes sistemit të referimit. Kemi çrregullim të personalitetit dhe kemi bërë dhe një test drogë për vlerësimin e kanabisit. Duket bërë dhe një vlerësim psikologjik të djalit. Duhet të merret edhe një historik, lloji i drogës që ka përdorur. Duhet bërë një bashkëbisedim me djalin. Ai duhet të paraqitet për një vizitë që të vlerësohet.

Djali i droguar dhe dhunuar: Hera e fundit që jam abuzuar seksualisht ka qenë në lokalin e qytetit tim. Ekzaminimet mjeko-ligjore janë bërë në shtator. Në polici kam bërë denoncimin e personave me emrat e tyre. Nuk jemi ballafaquar. Falenderoj studion e emisionit dhe mjekët që më ndihmuan. Por nuk falenderoj as policine dhe prokurorinë, sepse nuk më kanë ndihmuar. Uroj që të asnjë të mos ndodhen në situatën time. duhet të ruhen dhe të mos iu afrohen këtyre personave./BW
Shtuar më 10/03/2020, ora 20:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori