Historia e trishtë, 17 vjet pas vrasjes i ekzekutojnë nipin për gjakmarrje
Pëlqej
Rreth tetë muaj më parë në liqenin Anglersee në afërsi të Erbach-ut, rrethina e Ulm-it u gjet kufoma e një të riu. Vetëm dje (e hënë) prokuroria e Ulm-it ka ka shpallur akuzën ndaj vrasësit të dyshuar. Konsiderohet se në këtë rast kemi të bëjmë me një akt gjakmarrjeje mes shqiptarëve.

Nje 46 vjeçar nga Göppingeni akuzohet nga prokuroria se e ka mbytur viktimën, një djalë 19 vjeçar, duke e goditur me një çekiç shume here, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj e ka hedhur kufomën në liqen, ku është gjetur ne fund te majit të vitit 2017.

Prokuroria, pas hetimeve të kryera veç tjerash edhe në Shqipëri, konsideron se bëhet fjalë për vrasje për gjakmarrje. Në prapavijë të këtij krimi ka qenë një vrasje e kryer në Shqipëri në vitin 2000.

Ndërsa viktima 19 vjeçar, me banim në Nordrhein-Westfalen i cili kur ka ndodhur krimi i rende nuk ishte as 2 vjeç, është nipi i atij që kishte kryer vrasjen, 17 vjet më parë dhe i cili vazhdon të mbajë burg në Shqipëri, raporton albinfo.

Policia dhe prokuroria mendojnë se i dyshuari për vrasje, i cili po qëndron në burg nga fundi i qershorit të vitit që shkoi, duke bërë vrasjen ka pasur mbështetje nga një person tjetër, i cili është në arrati.

I akuzuari, i cili nuk ka qenë i dënuar më parë, po e mohon veprën. Emri i tij nuk behet me dije

Hetimet shumë të gjera dhe të detajuara, i ka kryer një komision i posaçëm i emërtuar “See” (Liqeni).

Anëtarët e komisionit kanë shkuar deri në Shqipëri, në vendin prej nga vijnë vrasësi dhe i vrari.

Sipas të dhënave nga familja e 19 vjeçarit, rezulton se vrasja është bërë për hakmarrje, mbi bazë të kanunit. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori