Historia e trishtë: Familja nga Shkodra e shiti vajzën 6 mijë euro tek 80 vjeçari
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Historia e trishtë e një 40 vjeçare nga një fshat i thellë i Shkodrës është trajtuar sot në emisionin "Me zemër të hapur" në News 24.

Ajo është shitur nga familja e saj tek një burrë i moshuar nga Prishtina për një shumë parash.

Gruaja ka treguar se ajo u detyrua të martohej me një 80 vjeçar për 6 mijë euro, dhe të bëhej gruaja e tij e katërt.

40 vjeçarja Bashkime Sulejmani e ka mësuar këtë 4 vite më vonë, kur lindi djalin e saj.

“Kur shkova në maternitet për të lindur djalin mora vesh që Ahmeti i kishte edhe tre gra të tjera dhe dy palë fëmijë. Nga ta dija, ai më kishte mbajtur vetëm brenda sapo shkova në Prishtinë.Ai donte të më merrte vetëm djalin dhe ta regjistronte në emër të gruas tjetër. E kuptova çfarë qëllimi kishte, nuk pranova. Pas dy muajsh më kërkoi të dilja nga banesa dhe më rrahu se donte që të flinte me atë”,- rrëfen ajo ndër të tjera.

Pasi ikën nga dhuna e bashkëshortit 40 vjeçarja shkon në familjen e saj ku nëna i tregon se ishte e shitur.

"Do të vrasin më thanë në shtëpi, se ne kemi marrë lekë”,- tregoi Bashkimja.

E kërcënuar vazhdimisht nga ish bashkëshorti se do t'i marrë djalin, ajo jeton vetëm me Albin, djalin 8-vjeçar, pasi ndihmohet vetëm nga kisha protestante./Albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}