E rëndë në Itali, i ra telefoni në vaskë, adoleshentja vdes në banjo

Një 16-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali.

Maria Antonieta Kutilo humbi jetën, kur telefoni i saj i cili ishte në karikim ra në vaskë në momentin që ajo po bënte dush.

Mediet italiane raportojnë se viktima ishte duke folur me shoqen e saj me videothirrje teksa ishte në dush.

Ka qenë shoqja e 16-vjeçares ajo që njoftoi autoritetet, pasi u shqetësua kur telefoni i shoqes u fik direkt.

Familja dhe miqtë e Miarias janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa mësohet se babai i 16-vjeçares është biznesmen i njohur në zonën e Irpinia./albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 08:34