Historia e parlamentarizmit në Shqipëri
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka organizuar një pritje për klubin diplomatik “Mirëserdhe në Shqipëri”, të bashkëshorteve të ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Topalli bëri një prezantim të shkurtër të historikut të parlamentarizmit shqiptar qysh me fillimin në vitin 1912.


Nga ana e saj bashkëshortja e kryeministrit Liri Berisha theksoi se një shoqëri pa rolin, pa kontributin, pa butësinë dhe ndjenjat e gruas është një shoqëri e ngurtë, një shoqëri e vrazhdë, një shoqëri pa ndjenjat e jetës. Ndësa bashkëshortja e Kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë, Ana Maria Uollfarth në emër të grave diplomate falënderoi Kryetaren e Kuvendit për organizimin e këtij aktiviteti. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 14:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori