Historia e minorenes/ Shoqja i gjente klientët
Shoqja që e ndihmoi në fillim dhe e mori në shtëpi ishte personi që e nxiti të shkonte me para. Minorenja me iniciale F.GJ. në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit, ka pohuar se pak ditë pasi kishte nisur punë në lokalin në Yzberisht, e pandehura Fabiola e ka prezantuar me një djalë, duke i thënë që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Refuzimi i saj se "nuk shkoj me lekë" ka marrë përgjigjen e Fabiolës "shko se të duhen lekët".

Sipas deklarimit të saj, edhe pse ka shkuar deri në dhomën e hotelit, ajo ka refuzuar të kryente marrëdhënie dhe për këtë fakt Fabiola i ka bërtitur kur ka dalë nga aty. Të nesërmen e ditës tjetër kur minorenja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, ishte në një lokal bashkë me të pandehurën Fabiola dhe A.D.

Në atë moment te tavolina e tyre është afruar e pandehura Silvi. Sipas vendimit, ajo i ka thënë të pandehurës Fabiola se për çdo klient që do të gjenin për F.G., do të merrnin nga 3.000 lekë secila.

"Rreth orës 19:30 të po asaj dite, F.G. ka shkuar me autoveturën e Silvit te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe aty afrohet një personklient që e kishte gjetur Silvi. Në kohën që u takua me klientin Silvi i merr lekët, nga të cilat i jep 7.000 lekë F.G. dhe një prezervativ. Shtetasja F. ka shkuar bashkë me klientin te një banesë që ndodhet në katin e dytë të një pallati te rruga ‘5 Maji", thuhej në vendim.

Disa ditë më vonë, e pandehura Silvi i ka gjetur një tjetër klient të miturës. Paratë klientit ia ka marrë e pandehura Silvi, nga të cilat 7 mijë ia ka dhënë të dëmtuarës, ndërsa marrëdhënia është konsumuar në një hotel në Vaqarr. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori