Historia e Albertit: Gruaja më gënjeu, s’kishte qenë e martuar vetëm njëherë
“Historia Ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë dhe të dhimbshme të një 56-vjeçari nga Mallakastra.

Albert Zykaj ka treguar se martesa e parë nuk shkoi ashtu si duhet, sepse gruaja e tij ndërroi jetë. Ata kishin dy fëmijë, që sot janë njëri 27 dhe tjetri 24 vjeç.

Pak pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, ai nisi një tjetër lidhje, që më vonë do i sillte atij mjaft probleme. Alberti zbulon se partnerja e kishte gënjyer sepse nuk ishte martuar vetëm një herë. Pavarësisht kësaj lidhja vazhdoi dhe në jetë erdhi vogëlushja e tyre, për të cilën 56-vjeçari nuk është i sigurt nëse mban mbiemrin e tij.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Albert Zykaj: 56 vjeç!

Mirela Milori: Si është jeta jote?

Albert Zykaj: Kam qenë në Patos, kam patur një grua nga Mallakastra dhe ajo ka vdekur. Kam bërë dy fëmijë.

Mirela Milori: Ke dy djem nga martesa e parë?

Albert Zykaj: Po, kam dy djem. Kam qenë në Francë, në Paris dhe atje i kam dy djemtë.

Mirela Milori: Sa vjeç janë djemtë?

Albert Zykaj: Njëri është 27, tjetri 24!

Mirela Milori: Ndërkohë ti ke patur një njohje të dytë?

Albert Zykaj: Një njohje të dytë e kam patur me një gocë nga Novosela. E kisha në Durrës, atje punoja kuzhinier.

Mirela Milori: U njohe me të atje?

Albert Zykaj: Po u njohëm atje. Më tha që kishte qenë një herë e martuar, por më pas i zbërtheu të gjitha gjërat që s’kishte qenë vetëm një herë, por kishte qenë 2 herë e martuar.

Mirela Milori: Kishte pasur edhe ajo një jetë të saj?

Albert Zykaj: Kishte dhe një gocë e quan Valeria, ishte 10 për 11 vjeç. E kërkoi i ati, m’u lut mua. Unë linda gocën time, ai e kërkoi dhe unë ia dhashë.

Mirela Milori: Vjen në jetë në fëmijë?

Albert Zykaj: Po vjen në jetë një fëmijë, quhet Sabiana.

Mirela Milori: Sa vjeç është tani Sabiana që flasim?

Albert Zykaj: Sabiana tani duhet të jetë 3 vjet e gjysmë për 4.

Mirela Milori: Mbiemrin ia dhe vajzës?

Albert Zykaj: Po nuk e di tani, ia kam vënë, i dhashë emrin Albert, por nuk e di cili Albert? Se unë e kam Albert Zykaj, nuk e kam Albert Ushtaraku. Këtë nuk e di.

Mirela Milori: Pra ti nuk je i bindur nëse vajza në momentin që ti i dhe vajzës atësinë dhe u regjistrua, është regjistruar apo jo me mbiemrin tënd?

Albert Zykaj: Po! /tv klan
Shtuar më 16/01/2020, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori