Kishte shkuar në Karaburun me guidë turistike, 64-vjeçarja nga Tirana humbet kontaktet me grupin

Një 64-vjeçare ka humbur kontaktin me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, teksa vizitonte Karaburunin.

Bëhet fjalë për shtetasen D.E., banuese në Tiranë, e cila dyshohet se ka humbur orientimin për shkak të mjegullës.

Për gjetjen e saj është organizuar një grup kërkimi nga toka dhe deti.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.

Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.


Shtuar 12.03.2023 20:17