Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, arrestohet shoferi i motorit

Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i motorit, i cili përplasi për vdekje 82-vjeçarin, Enver Kasolli.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit dje në afërsi të TEG-ut. Burimet bëjnë me dije se i moshuari i ndjerë rezultonte i humbur që prej mbrëmjes së të shtunës dhe vuante nga sëmundja e Alzhamerit. Kanë qenë të afërmit e tij, të cilët pas publikimit të lajmit në media kanë konfirmuar identitetin e Enver Kasollit tek uniformat blu.

Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”.

Në skemën e krijuar nga policia në vendngjarje, dyshohet se 83 vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aksin ku ka lëvizje automjetesh, çka si pasojë pas përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme. I moshuari u gjet me pultin e televizorit në duar në çastet e fundit të jetës

Njoftimi policisë

K. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në afërsi të TEG-ut, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin E. K., 82 vjeç;/albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 09:36