Një vjedhje e ndodhur një vit më parë, duket se ka marë zgjidhje tashmë nga ana e drejtësisë, ku një
qytetar pasi ka dorëzuar një kuletë me lekë në
polici është
vjedhur më pas nga dy efektivë.
Bëhet fjalë për një
qytetar, i cili ka dorëzuar në
polici portofolin e
gjetur në rrugë, ndërsa policët që e kanë marrë në dorëzim kanë
vjedhur paratë që ndodheshin në të.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014, me një patrullë policie të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Dy efektivët nuk kanë dokumentuar marrjen në dorëzim të një portofoli që ishte
gjetur nga një
qytetar dhe më pas, njëri prej tyre ka
vjedhur shumën prej 10 mijë lekësh të rinj që gjendeshin në të.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin ndaj tyre duke i shpallur fajtorë. I
pandehuri Agim Vraja u dënua me 9 muaj burg për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Kolegu i tij i patrullës, i
pandehuri Lorenc Mataj, u dënua me 6 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”. Dy policët e pandehur përfituan uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak të gjykimit të shkurtuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015,
ora 09:28