Histori përrallash në Shkodër, banakieri bëhet drejtor hipoteke

Pëlqej
Kryeministri Edi Rama po përpiqet t'ua mbushë mendjen shqiptarëve se tani ka mbaruar koha e "tepsisë" dhe se punësimet do të bëhen sipas meritokracisë duke harxhuar madje shumë para edhe për organizime konkursesh.

Mirëpo, për çudi këto konkurse janë duke u fituar më së shumti nga militantët e Partisë Socialiste, të cilët çuditërisht duken më të aftë se aplikantët e tjerë që nuk kanë nga pas ndonjë "tepsi" partie.

Kështu për shembull, siç raporton Gazeta Express, drejtor i Hipotekës së Shkodrës do të jetë një banakier lokali.

Ai quhet Zamir Leka dhe është militant i thekur socialist.

Emërime të ngjashme janë bërë edhe në sektorë të tjerë ku Rama ka glorifikuar konkurset, të cilat po nxjerrin fitues vetëm militantët socialist në Tiranë e rrethe.

Duket se Rama i zëvendësoi "tepsiçkat" e vogla si LSI apo PDIU me një super tepsi të madhe të quajtur Partia Socialiste. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori