Histori njerëzore, gruaja që sakrifikoi për t'i kthyer buzëqeshjen burrit pas një viti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ndër premtimet që çiftet japin kur martohen është betimi se do ta duan njëri-tjetrin në të mirë e në të keq.

Edhe ky premtim është mbajtur në familjen shqiptare nga Kosova,shkruan albeu.com.

Para më shumë se një viti Nexhmedin Zekës ia përkeqësua sëmundja që kishte në veshka dhe duhej me patjetër një transplant. E megjithatë si shumë familje shqiptare edhe babai i gjashtë fëmijëve nuk kishte mundësi ekonomike pasi transplanti kushtonte shumë e duhej bërë jashtë Kosovës.

Por, familja e tij nuk u dorëzua dhe përdorën çdo mundësi që kishin për ta ndihmuar. Edhe falë mediave ata kërkuan ndihmë nga shqiptarët kudo që ishin. Dhe ndihma nuk mungoi. Pas një viti përpjekje familja e tij arriti të mbledhë shumën e duhur nga, lagjia ku banonin, xhamia dhe qytetarët që ishin të shumtë që i ndihmuan, shkruan albeu.com.

Por, vetëm paratë e mbledhura nuk ishin zgjidhja përfundimtare pasi duhej edhe një person që t'i dhuronte organin Zekës. E siç ndodh shpesh në familje shqiptare, bashkëshortja e tij, Ajkuna Zeka ia dhuroi një pjesë të saj bashkëshortit duke ia rikthyer buzëqeshjen pas një viti përpjekje.

albeu.com mëson se në momentin e operimit Ajkuna Zeka u ka thënë doktorëve që të marrin veshkën më të mirë që ka dhe të bëhej gjithçka që burri i saj të shërohej.

Nëna e gjashtë fëmijëve e tregoi edhe një herë se sa e dhimsur dhe e sakrificës është gruaja shqiptare për familjen. Gjithashtu ky është një shembull dhe mësim për të gjithë./Ervin Shkulaku-albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori