Histori emocionuese/ Njihuni me Zoin, bebja mrekulli që lindi 890 gram (VIDEO)
Një fëmijë prematurë i lindur në natën e krishtlindjeve vetëm 890 gram sot ka kaluar rrezikun për jetën. Ora News ju sjell historinë e bebes Zoi si dhe shqetësimin e mjekëve për shtimin e rasteve të lindjeve para kohe si pasojë e moskujdesit në shtatëzani.

Fëmija është një dhuratë e priten me padurim. I tillë është rasti I vogëlushes Zoi të cilën prindërit mezi prisnin ta kishin mes krahëve por për shkak të një komplikacioni të rëndë u detyruan të ndërpresin shtatzëninë në ditën e Krishtlindjeve kur Zoi ishte në javën e 28 në barkun e nënës. Si pasojë bebja lindi në prematurë me një peshe prej 890 gramë dhe në rrezik për jetën. Mamaja e Zoit rrëfen çastet e vështira të ardhjes së saj në jetë dhe gjithë vështirësitë e përjetuara.

Mamaja: Zoi është fëmija im i parë, pasi e kam humbur një fëmijë tjetër para një viti. Zoi ka lindur shumë shpejt, por falë forcë që ka si fëmijë Zoi është mirë dhe unë e babai i Zoit jemi shumë të lumtur.

Mjeku neanatolog Spiro Damo sqaron për Ora News se rasti i Zoit ishte tepër i vështirë por sot ajo e ka kaluar rrezikun për jetën dhe konsiderohet histori suksesi.

Spiro Damo: Bebi vuante në barkun e nënës dhe u detyruam të bënim zgjidhje të shpejtë, pasi rrezikohej dhe jeta e nënës. Lindja u krye me operacion. Rasti i Zoit është sukses pasi dikur këta fëmijë nuk arrinin të jetonin.

Sipas doktor Damos, 7 në 100 lindje janë prematurë por falë investimeve është rritur ndjeshëm përqindja e jetueshmërisë së këtyre foshnjave.

Drejtori i maternitetit Mbretëresha Geraldinë Blenard Nonaj ngre shqetësimin e shtimit të rasteve me lindje premature.
Blenard Nonaj: “Kemi shumë lindje prematurë. Dua ti bëj një apel nënave që të kenë një ndjekje më të suksesshme dhe të kontrollohen pranë qendrave shëndetësore. Nëse do të kemi një kujdes më të madh do kemi dhe më pak lindje në prematurë”

Drejtori thotë se vetëm gjatë 2016 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë kanë lindur 7000 bebe ndërsa mosha mesatare e nënave të reja varion nga 20-30 vjeç.

Blenard Nonaj: “Në krahasim me 2015 janë 700 lindje më shumë”
Aktualisht vogëlushja me emrin Zoi peshon 920 gramë dhe është në javën e tretë të jetës nën kujdesin e stafit të maternitetit.
Prindërit kanë vendosur që ti vënë emrin Zoi pasi nënkupton fjalën Jetë./Ora News/

Shtuar më 14/01/2017, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori