KMSH reagon për videon tallëse ndaj priftërinjve: Dënojmë ngjarjen, do marrim masa
Heqja e flamurit grek në Sarandë nervozon "Omonia-n" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Persona ende të paidentifikuar kanë hequr në orët e para të ditës flamurin grek në zyrat e Omonias në Sarandë, e pak çaste më parë, përmes një deklarate është bërë me dije se kjo nuk është gjë tjetër veçse fyerje ndaj simbolit kombëtar.

Teksa apelojnë ndaj organeve sbtetësore për të gjetur autorët, Omonia bën me dije se kjo është hera e tretë brënda vitit që dhunohet flamuri grek.

"Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës.

Për herë të tretë brenda një viti, persona të paidentifikuar dhunuan flamurin grek në zyrat qendrore të "Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek -OMONIA", në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme.

Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktaret", përfundon deklarata e Omonias. /albeu.com/



Shtuar më 10/01/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}