Hipoteka nis regjistrimin fillestar të pronave
Zyra e Regjistrimit të Pronave në Tiranë ka nisur regjistrimin fillestarpronave në zonën e Tiranës së Re. Sipas burimeve zyrtare të Hipotekës bëhet e ditur se janë afishuar rreth 1900 prona në këtë zonë për regjistrim fillestar.
Disa prej të cilave i përkasin shtetit dhe të tjerat, personave juridikë dhe atyre fizikë. Në këtë zyrë janë në proces regjistrimi fillestar sistematik rreth 170 zona kadastrale. Regjistrimi Fillestar Sistematik i Pasurive të Paluajtshme është një projekt që zbatohet nga disa kompani të huaja nën kontrollin e ZRPP-së dhe përfaqëson regjistrimin ligjor të pronave në ZRPP.
Çdo pronë ka një kartelë që tregon emrin e pronarit, tipin e pronësisë, vendndodhjen fizike dhe madhësinë e pronës. Ajo tregon gjithashtu çdo ngarkesë ose kufizim ne transferimin e pronës si p.sh, të drejtën e përdorimit të tokës nga të tjerët, hipotekimin, lënien si kolateral, dhënien me qira ose problemet gjyqësore.
Prona e regjistruar, pavarësisht nëse është një parcelë apo ndërtesë, ka një numër unik identifikimi, i cili referohet në kartelë dhe në Hartën Treguese të Regjistrim. Ky proces është lanëuar prej kohësh nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive në Tiranë, por pritet që ky projekt të marrë jetë në ditët në vijim./albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori