Banorët e Himarës kanë dalë sërish në protesta për banesat.
Ata kanë apeluar që në orët e para të
ditës që çështja e pronave të zgjidhet sa më parë.
Nën një zë,
banorët kanë thënë se janë të gatshëm që të japin edhe
jetën për
pronën e tyre.
Vendimi i qeverisë për t'i shembur disa shtëpi si pjesë e planit rregullues, ka shkaktuar prej kohësh pakënaqësi e protesta. Ai u bë objekt debatesh të forta në Parlament mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016,
ora 11:14