Hillary Clinton uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë
Pëlqej
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. “Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përshëndes popullin e Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë më 28 nëntor. Historia e miqësisë dhe interesat e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u konsoliduan në Konferencën e Parisit të vitit 1919, kur Presidenti Udrou Uilson mbështeti fuqimisht pavarësinë e Shqipërisë. Që prej atëherë, Shqipëria ka dhënë një ndihmesë të çmuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Si partnere e NATO-s dhe si këshilltare e vendeve të tjera të Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtare të NATO-s, Shqipëria luan një rol të rëndësishëm dhe aktiv për avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojnë gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Afganistan dhe dedikimin e saj për mbrojtjen e paqes në botë. Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme"-shkruhet në letrën e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Shtuar më 27/11/2010, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori