Hillary Clinton uron popullin e Kosoves per pavaresi
Albeu.com
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka uruar Kosovës dyvjetorin e pavarësisë. “Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, e uroj popullin e Republikës së Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë.
Ky është një rast për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë e hapur, unitare dhe pluraliste, dhe përkushtimin e saj për t’u ofruar premtimet e demokracisë të gjithë popullit të saj. Përparimi i Kosovës në këto dy vjet e dëshmon përkushtimin e saj për të qenë anëtare e përgjegjshme në komunitetin e shteteve dhe ndaj stabilitetit në Ballkan”.


“Unë e lavdëroj Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme të saj për ndërtimin e të ardhmes së sigurt dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbeten partner i patundur i popullit dhe Qeverisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj forcimit të institucioneve të Kosovës dhe zhvillimit të mëtejmë të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe shumetnik, i aftë për t’i arritur synimet euroatlantike të tij”, thuhet në urimin e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
Shtuar më 18/02/2010, ora 01:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori